Një mrekulli mes rrënojave që shkaktoi tornado, dy fëmijë gjenden të gjallë në vaskë

 Një mrekulli mes rrënojave që shkaktoi tornado, dy fëmijë gjenden të gjallë në vaskë

Në mesin e shkatërrimit, e të paktën 100 të vdekurve që sollën tornadot e stuhitë në SHBA, një mrekulli e vërtetë ka ndodhur në komunën Hopkins të Kentakit, atje ku dy fëmijë u gjetën të gjallë nën rrënoja.

Tornadoja kishte goditur shtëpinë ku ndodheshin fëmijët, të cilët kishin hyrë në vaskën e dushit. Vaska në fjalë ka fluturuar jashtë shtëpisë dhe është gjetur disa metra më tutje, mbuluar nga rrënojat.

Mrekullisht, fëmijët ishin gjallë dhe nuk kishin marrë dëmtime. Sherifi i komunës tregoi për median lokale atje sesi u gjetën fëmijët.

“Ishin dy fëmijë të humbur. U gjetën në një vaskë. Vaska ishte jo në vendin ku ndodhej shtëpia.Ata ishin në rregull dhe nuk ishin të lënduar. Fëmijët u dërguan tek nëna e tyre.”

Më poshtë disa pamje me dron nga qyteza më e goditur nga stuhia e tornado