“Një nga baladat e mia më të bukura” Sidrit Bejleri publikon këngën më të re

 “Një nga baladat e mia më të bukura” Sidrit Bejleri publikon këngën më të re

Nën vallëzimin e tingujve të lehtë, kënga e re e Sidrit Bejlerit përcjell emocione të forta.
Këngëtari i mirënjohur ka publikuar këtë të enjte një baladë, në bashkëpunim me këngëtaren Denisa Gjezo.
Me tekst të Sidritit dhe muzikë të Sidritit e Ervis Çaushit, kënga me titullin “Sa nji jetë” është një ndër baladat më të bukura që ka sjellë deri më sot Bejleri.

Vazhdon të ndihet si në shumë këngë të Bejlerit ndërthurja e motiveve të tabanit me meloditë e ëmbla që ai sjell gjithmonë. Në fakt nuk është dueti i parë mes Bejlerit dhe Gjezos, pasi dueti i tyre i parë ishte “Sa fort të du” në 2016, qe ndryshe nga kjo baladë kishte ritme të hareshme dhe kërcyese. Bejleri ka pohuar vetë kohët e fundit, se do sjellë sërish këngë të reja me klipe dhe një album të plotë.