A vlen jeta sa gota e alkoolit? Dy fëmijë u shuan në aksident, të dy shoferët ishin të dehur

 A vlen jeta sa gota e alkoolit? Dy fëmijë u shuan në aksident, të dy shoferët ishin të dehur

Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të martës, një makinë e drejtuar nga një i ri, goditi me forcë një çiklomotor i cili po hynte në rrugën e Shkozetit përmes një rrugice. Në çiklomotor, i modifikuar me një kosh, ndodheshin dhe dy fëmijë, të cilët tragjikisht humbën jetën.

Një 15 vjeçar vdiq në vend, ndërsa i mituri tjetër, veçse 13 vjeçar,  ndërroi jetë në spital disa orë më vonë. Prej impaktit të fuqishëm, dy fëmijët fluturuan disa metra larg.

Këtë të enjte, autoritetet kanë nxjerrë në pah disa detaje të hetimit. Shoferëve i është kryer testi i alkoolit. Të dy kanë rezultuar se kanë qenë të dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. M., 22 vjeç dhe S. K., 47 vjeç, të dy banues Durrës, pasi më datë 08.02.2022, në mbrëmje, në rrugën “Bajram Tusha”, në lagjen nr.14, Durrës, 22-vjeçari, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me një motomjet që drejtohej në gjendje të dehur nga 47-vjeçari dhe si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi F. K. dhe u dëmtua rëndë shtetasi D. H., i cili ka humbur jetën më vonë në spital.

Gjithashtu, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit D. Q. dhe M. A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetë.”-shpjeguan autoritetet.