Edhe pse i sëmurë, mblodhi para për 6 vjeçarin me kancer… 19 vjeçari shuhet si një hero

 Edhe pse i sëmurë, mblodhi para për 6 vjeçarin me kancer… 19 vjeçari  shuhet si një hero

Edhe pse vetë i sëmurë, Ris Langford vendosi që kursimet e tij prej 1 mijë paundësh t’ja japë një vogëlushi, i sëmurë po ashtu nga kanceri.

Bëri fushatë dhe u bëri thirrje njerëzve që ta ndihmonin Xhejkobin, 6 vjeçarin që jetonte në të njëjtin qytet.

Mjekët i thanë 19 vjeçarit Ris Langford se sëmundja e tij kishte hyrë në një fazë të avancuar dhe se nuk kishte më, një mënyrë për ta shpëtuar apo zgjatur jetën e tij.

Në këto kushte të rënda, veprimi i 19 vjeçarit ishte heroik. U tha prindërve të tij:

“ Nëse asgjë s’mund të bëhet për mua, kam dëshirë të ndihmojmë për të shpëtuar këtë fëmijë të vogël”

Dhe ashtu ndodhi. Historia përlotëse e këtij 19 vjeçari preku mijëra zemra dhe u raportua gjerësisht në media. Ris arriti të mbledhë plot 60 mijë paund (mëse 71 mijë euro) për 6 vjeçarin.

Derisa nëna e tij, e shkatërruar plotësisht, përcolli lajmin se i biri ndërroi jetë.

“Luftëtari im, djali im, vogëlushi im, e përfundoi luftën. Vdiq në paqe në shtëpi, i rrethuar nga familja e tij. Zemra na është thyer. Jeta ime kurrë nuk do të jetë e njëjtë”

6 vjeçari Xhejkob u sëmur në vitin 2017 me neuroblastoma dhe pas trajtimit arriti të dalë i kuruar në vitin 2019. Por në dhjetor (viti kaluar), mjekët zbuluan se kanceri ishte rikthyer.

Familja e 6 vjeçarit të sëmurë, ndërkohë dërgoi ngushëllimet e saj më të sinqeta për humbjen e 19 vjeçarit, i cili do të mbetet heroi i kësaj familje.