Një rrëfim që të përlot! Gruaja shtatzënë tregon sesi shpëtoi tre fëmijë që po mbyteshin

 Një rrëfim që të përlot! Gruaja shtatzënë tregon sesi shpëtoi tre fëmijë që po mbyteshin

Alisa është shtatzënë 5 muajshe dhe po qëndronte në plazhin e liqenit të Miçiganit me fëmijët e saj kur në distancë pa disa duar të ngritura lart. Fatmirësisht ajo i pa ato duar. I përkisnin tre fëmijëve të mitur, të tre nën moshën 15 vjeçare.

Për shkak të rrymave në liqenin e madh të Miçiganit, fëmijët ishin në rrezik serioz për jetën.

Vrapova menjëherë për tek fundi i molit. Ata nuk po mbanin dot kokën sipër ujit në atë moment. Telefonova policinë menjëherë… por ata nuk më dëgjonin, as unë ata. Telefonin e lash aty në tokë dhe e vetmja gjë që mund të bëja ishte të bërtisja tek telefoni që të më dëgjonin”-thotë për median lokale Alyssa Dewitt.

Ajo tregoi në rrëfimin e saj se po të priste për ardhjen e autoriteteve, fëmijët me gjasë nuk do të dilnin të gjallë nga uji. Kësioj vendos t’i ndihmojë. Shtrihet përtokë tek moli dhe mundohet t’i tërheqë nga uji një e nga një fëmijët.

“U shtriva në cepin e molit dhe i thashë fëmijëve të kapnin dorën time. Sa herë që arrija ta ngrija një prej tyre, dallgët e përplasnin sërish në ujë. Dhe një moment nuk do ta harroj sa të kem jetë. Një prej fëmijëve, një vajzë, më pa në sy e më tha ‘unë do të vdes’… më vjen të qaj sa herë e kujtoj”-tha gruaja e cila vijon rrëfimin e saj.

“I thashë të premtoj, se nuk do të lë të vdesësh këtu, do dalësh nga uji”.

Dhe në fakt ashtu ndodhi. Alisa arriti t’i nxjerrë një e nga një prej ujit fëmijët.

“Arrita ti nxjerr të tre. Nuk e di sesi, por arrita t’i nxjerr”

Pak minuta pasi fëmijët dolën nga uji falë forcës së kësaj nëne shtatzënë, erdhi policia. Shefi i policisë i tha medias lokale atje se “fatmirësisht të gjithë janë shëndoshë e mirë, por e gjithë kjo falë ndërhyrjes heroike të asaj gruaje në moshë të re, pa të cilën do të kishte një tjetër skenar”.

Vetë Alisa nuk beson se fakti që ndodhej pikërisht në atë pjesë të plazhit ishte diçka e rastësishme.

“Unë besoj se isha e destinuar të isha atje… nuk besoj se prezenca ime në atë moment, ishte një rastësi”-tha gruaja.

Pas kësaj ngjarje, ajo shkoi në spital për të parë gjendjen e foshnjes së saj, në kushtet kur ajo qëndroi e shtrirë barkaz për të shpëtuar tre të miturit. Fatmirësisht për të, gjithçka ishte mirë.