Pamjet nga operacioni i zjarrfikësve teksa shuajnë flakët në një godinë tek ‘Myslym Shyri’ në Tiranë

 Pamjet nga operacioni i zjarrfikësve teksa shuajnë flakët në një godinë tek ‘Myslym Shyri’ në Tiranë

Këtë të martë papafingoja e një ndërtese 3 katëshe është përshfirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Myslym Shyri’ në Tiranë.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë mundur të shuajnë flakët pas dy orësh operacion.

Godina ishte ngjitur me një pallat dhe pjesa e papafingos është shkrumbuar thuajse e tëra.  Fatmirësisht nuk është lënduar asnjë person. Ndërkohë instituti i Zjarrfikësve të Tiranës ka përcjellë disa foto e video, që tregojnë se me çfarë përballen zjarrfikësit në rastet e emergjencës.