“Nuk di ku të lë fëmijët, jam me kancer” Fundi i lumtur i gruas shqiptare

 “Nuk di ku të lë fëmijët, jam me kancer” Fundi i lumtur i gruas shqiptare

Shpresa Demetja jeton e vetme me dy fëmijët e saj në Shkozë të Tiranës, në një banesë me qira. Dy fëmijët e saj janë jetimë, pasi i ati i ka vdekur prej 6 vitesh, por mungesës së babait i shtohet çdo ditë frika se nesër mund të zgjohen pa nënën e tyre.

Shpresaj vuan nga kanceri dhe sëmundja i është agravuar duke iu përhapr në disa pjesë të trupit.

 Unë jam Shpresa, kam dy fëmijë, bashkëshortin nuk e kam. Vetë jam e sëmurë, jam me kancer tani më ka prekur edhe në mëlçinë. Kur unë e mora vesh sëmundjen, kam menduar vetëm për fëmijët, jo për veten time. Ku t’i lë unë fëmijët i kam pa shtëpi, jemi me qira. Jam bërë e fortë vetëm për këta fëmijët. Dëshira ime është të kem një shtëpi time, kur të iki nga kjo botë të paktën fëmijët t’i lë në një shtëpi, dua që shpirtin ta kem më të qetë”, -thotë duke Shpresa.

Historinë e saj tragjike e përcolli disa javë më parë emisioni ‘Shqiptarët për shqiptarët’ dhe këtë të premte, Elvis Naçi ka shkuar për vizitë në familjen e Shpresës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Shpresa ka pak kohë që i është nënshtruar një operacioni dhe ndërhyrja fatmirësisht ka rezultuar e suksesshme.

Elvisi flet me fëmijët e Shpresës: Sot do të ballafaqohemi me një gjë të bukur. E di që në jetë nuk keni pasur shumë çaste të bukura ti je vëllai jonë, kjo nuk ndodh rastësisht, ndodh pasi ka shqiptarë dhe ka njerëz të mirë që mendojnë për shqiptarët. Çdo gjë vjen kur ka zemër të madhe kur ka shpirt të madh

Elvisi, Fatma së bashku me Shpresën dhe fëmijët hynë në një pallat. Fatma i jep një çelës vazjës 12 vjeçare të Shpresës. Vajza, Marina hap derën dhe për herë të parë shikon shtëpinë e saj të re, e blerë nga donacionet e shqiptarëve.


Elvisi: Nuk e di ku na ka sjellë Fatma, kjo derë nga pamja e jashtme duket e bukur. Ne bashkë me shqiptarët duke i ditur vështirësitë e mëdha që keni kaluar, duke i ditur hallet dhe problematikat, pasi morëm lajmin e mirë për shëndetin dhe shpresojmë që kështu të vazhdojë, ne nuk deshëm që gëzimi i familjes suaj të ndalet vetëm këtu.

Fatma i drejtohet vajzës së Shpresës: Marina të lutëm, hape derën…
Fatma: Shpresa si të duket?
Shpresa: E bukur!
Fatma: Ta gëzoni!
Elvisi: Kur ndodhin gjëra të bukura edhe shëndeti përmirësohet, e prisje këtë shtëpi?
Shpresa: asnjëherë nuk e kam menduar se do të bëhej e mundur kjo shtëpi
Elvisi: Nuk e kishe menduar që fëmijët do të gëzonin kështu?
Shpresa: Jo, asnjëherë, me ndihmën tënde Elvis e Fatmës dhe gjithë shqiptarëve. Tani fëmijët e mi arritën që të shikonin një ditë të bardhë, ketë kam ënderruar qëkur jam martuar kam dëshiruar një shtëpi timen.
Elvisi: Ky nuk është më një emision por një mision. Fëmijët e tu do dalin nesër në jetë pasi do bëhen bamirësa nesër
Fatma: Mario djali i Shpresës mua më ka surprizuar pak para se të hynim këtu. Më tha se këtë rrugë ai do ta nisi që sot bamirësinë, është surprizë për ne, Mario do të japi një pjesë të parave do t’i dhurojë 50 mijë lekë të vjetra për djalin që është sëmurë për Elion. Paratë ia ka kërkuar mami Shpresës.
Elvisi: Ke dhënë ndihmesë shumë të madhe, ne do flasim për Elion në emision. E pe në facebook rastin e Elios?
Shpresa: Djali më kërkoi para për ta ndihmuar Elion. Kërkoi që ta ndihmonte me para që të shërohet.
Elvisi: Ta gëzoni shtëpinë dhe ta keni jetën e gjatë dhe begati!