Ofendoi futbollistin me origjinë shqiptare, sulmuesi austriak kërkon falje

 Ofendoi futbollistin me origjinë shqiptare, sulmuesi austriak kërkon falje

Sulmuesi i Austrisë Marko Arnautoviç ka kërkuar falje, pas fyerjes së rëndë që i bëri futbollistit shqiptar të Maqedonisë së Veriut Egzon Bejtullai, në ndeshjen mes dy ekipeve kombëtare për Euro 2020.

Arnautoviç shkori në rrjetin social një mesazh në lidhje me rastin, duke thënë se sharjen e bëri në ‘emocion e sipër’.

“Dje përdora disa fjalë në emocion e sipër, për të cilat dua të kërkoj falje- sidomos për miqtë e mi në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Dua ta them një gjë shumë qartë: Nuk jam racist! Kam shokë pothuajse në të gjitha vendet e botës dhe mbështes diversitetin. Të gjithë që më njohin e dinë këtë gjë”.

Në fund, ai e mbylli me një mesazh në gjuhën maqedonase dhe shqipe, duke thënë “Më falni”.

Ditën e djeshme në ndeshjen mes Austrisë e Maqedonisë së Veriut, Arnautoviç, i cili babanë e ka me origjinë serbe, iur drejtua Bejtullait serbisht duke përdorur fyerje të rënda (Ta ‘bëj’ nënën tënde shqiptare”). Fjalët u përkthyen nga ana e medias serbe ‘Informer’.