Pamje dramatike, dy vajzat i shpëtojnë mrekullisht zjarrit duke u kacavjerrë nga kati katërt

 Pamje dramatike, dy vajzat i shpëtojnë mrekullisht zjarrit duke u kacavjerrë nga kati katërt

Dy vajza të guximshme kanë arritur të shpëtojnë të gjalla nga një zjarr që kishte përfshirë disa apartamente në katin e katërt të një godine në New York.

Një video amatore kapi momentin kur dy adoleshentet shihen teksa varen prej dritares dhe arrijnë të kapen në një tub shkarkimi. Pamjet janë me të vërtetë drithëruese, teksa vajzat arrijnë të kacavirren e të zbresin.

Vajzat u dërguan në spital për shkak të djegieve e shenjave të asfiksisë, ndërsa një burrë humbi jetën si pasojë e zjarrit në godinë.