Pamje emocionale, shikoni se çfarë bën ky grup studentësh për fëmijën e prekur nga sëmundja e rrallë

 Pamje emocionale, shikoni se çfarë bën ky grup studentësh për fëmijën e prekur nga sëmundja e rrallë

Një grup studentësh të fakultetit të inxhinierisë, vendosën që t’i sjellin buzëqeshjen një fëmije të vogël, i quajtur Evan. Si pjesë e detyrës së tyre të fundit në shkollë, studentët u mblodhën bashkë për të ndërtuar një makinë, ku vogëlushi mund të bëjë xhiro.

Nëna e Evanit tregon se i biri ka një sëmundje të rrallë që i prek aftësinë për të folur si dhe një sërë aftësish të tjera kognitive.

Për një vit me radhë studentët folën me familjen e vogëlushit, për të mësuar më shumë mbi nevojat e tij, derisa arritën të krijojnë një makinë (lodër) të cilën prindërit mund ta ngasin përmes një pulti.

Dhe rezultati duket se është i shkëlqyer, njëlloj siç tregon kjo video më poshtë.