Pamjet dramatike nga Prishtina, fëmija i shpëton mrekullisht goditjes nga një makinë

 Pamjet dramatike nga Prishtina, fëmija i shpëton mrekullisht goditjes nga një makinë

Foto ilustruese

Disa pamje me të vërtetë dramatike janë kapur nga kamerat e sigurisë në lagjen Ulpiana të Prishtinës, atje ku një fëmijë është goditur nga një makinë.

I mituri shihet teksa del me vrap nga trotuari drejt rrugës. Shoferi me gjasë nuk e ka parë fëmijën për shkak të makinave të parkuara dhe ka arritur të frenojë. Pavarësisht, i mituri është goditur nga makina e cila e ka marrë përpara fëmijën.

Mrekullisht, fëmija ngrihet në këmbë dhe largohet pak, derisa qytetarët që ndodheshin pranë vrapojnë drejt tij për t’i dalë në ndihmë.

Pamjet video u përcollën nga Express