Pamjet e përmbytjeve, “medicane” godet fuqishëm Italinë e jugut

 Pamjet e përmbytjeve, “medicane” godet fuqishëm Italinë e jugut

Siracusa Twitter@giusymc98

E gjithë Siçilia po përballet me momente të vështira, teksa forca e uraganit ‘Apollo’ ka goditur fuqishëm ishullin, duke sjellë erëra deri në 100 km/h dhe në det, dallgë deri në 4 metra të larta.

Media italiane ka përcjellë detaje teksa ishulli është nën alarm të kuq.

Corriere shkruan se shumë qytetarë kanë nisur të vënë barrikada nëpër hyrjet e banesave e bizneseve në Katania, nga frika se shtëpitë do t’u përmbyten sërish.

Pak ditë më parë atje pati përmbytje të mëdha, siç tregojnë pamjet e mëposhtme.

Të tilla fenomene si ciklonët e uraganët janë të rrallë në Mesdhe, pasi ato formohen në oqeane. Ekspertët e kanë ‘pagëzuar’ si Medicane (medikane) fenomenin që po prek prej ditësh jugun e Italisë