Disa tërmete, mjegull e dendur dhe banesa të dëmtuara… çfarë po ndodh në Bulqizë

 Disa tërmete, mjegull e dendur dhe banesa të dëmtuara… çfarë po ndodh në Bulqizë

Në 24 orët e fundit në Bulqizë u regjistruan një sërë tërmetesh, ndërsa lëkundja më e fortë ndodhi këtë mëngjes me një magnitudë prej 4.5 të shkallës Rihter.

Duket se pasgoditjet do të vijojnë, pasi sërish në mesditë (12:23) u regjistrua edhe një tjetër lëkundje.

Shumë qytetarë vrapuan të dalin jashtë nga shtëpitë e lokalet prej frikës së lëkundjeve të tërmetit këtë mëngjes.

“U frikëm mjaft nga tërmeti, Ra dy- tre herë”-tha një banor në prononcim për median, ndërsa një tjetër u shpreh “Nuk është lojë, tërmet është, dolëm jashtë. Çfarë të bënim? Ne ishim në lokal brenda dhe dolëm përnjëherë jashtë

Sipas IGJEUM, në Bulqizë u regjistruar 6 tërmete, ku më i forti ishte ai i orës 08:10 të mëngjesit.

Lëkundjet e mëngjesit duket se kanë sjellë dhe disa dëme në banesa, në njësitë administrative Gjoricë (Dibër), si dhe në Shupenzë. Në Gjoricë godina e njësisë ka pësuar plasaritje. Siç raporton media, punonjësit kanë dalë nga zyrat. Banorët ndërkohë thanë atje se kanë ndier 4 lëkundje dhe kanë dalë menjëherë jashtë.

“U frikësuam, dolëm të gjithë nga shtëpia. Kanë qenë 4 lëkundje. I treti ka qenë më i fortë”.-tha një banor i zonës.

“Dolëm të gjithë përjashta. Prisnim ndonjë lëkundje më të madhe, por shyqyr nuk pati”-tha një tjetër banor.

Ndërkohë përveçse lëkundjeve që frikësuan jo pak qytetarë, Bulqiza është “mbuluar” këtë të premte nga një mjegull e dendur