Pamjet me dron! Vullkani ‘gllabëron’ qindra banesa, 5 mijë banorë braktisin shtëpitë

 Pamjet me dron! Vullkani ‘gllabëron’ qindra banesa, 5 mijë banorë braktisin shtëpitë

Pas 50 vitesh qetësi, vullkani në një ishull të Spanjës shpërtheu furishëm ditën e dielë, ndërsa llava ka “gllabëruar” gjatë mbrëmjes dhjetëra banesa që ndodheshin nën këmbët e saj.

Media e huaj ka përcjellë pamjet me dron që tregojnë sesi llava ka përparuar ngadalë drejt banesave të qindra familjeve në La Palma.

Po sipas medias së huaj, prej zonës janë larguar afro 5500 vetë, ndërsa shumë nga shtëpitë janë marrë përpara nga llava. Autoritetet ndërkohë në ishujt Kanarie, njoftuan se lumenjtë e llavës po avancojnë shumë ngadalë, ndryshe nga çfarë kishin parashikuar ekspertët.