Pamjet nga Shkodra, dy turistë polakë ndërrojnë jetë në aksident

 Pamjet nga Shkodra, dy turistë polakë ndërrojnë jetë në aksident

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë paradite në afërsi të Krye Bushatit, ku për pasojë kanë ndërruar jetë dy turistë polakë.

Turistët të identifikuar si Marta e Valdemar Makovski, 42 e 45 vjeçare, udhëtonin me një motor. Çifti është përplasur me një makinë që drejtohej nga një shqiptar.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se motori ka bërë një parakalim të gabuar, duke u përplasur ballë për ballë me automjetin. Gjithsesi dinamika pritet të zbulohet pasi të shihen pamjet e një kamere që turistët kishin të instaluar në motor.

Rreth orës 11:20, në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë,  në vendin e quajtur “Kryebushat”, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. Gj., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet, në të cilin udhëtonin 2 shtetas të huaj polakë (turistë).

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi W. M., 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja M. M., 42 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale. Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj., ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool”, njoftoi policia.