Pamjet, qytetarët e kalojnë natën jashtë banesave! Kreta vijon të përballet me pasgoditjet e tërmetit

 Pamjet, qytetarët e kalojnë natën jashtë banesave! Kreta vijon të përballet me pasgoditjet e tërmetit

1 jetë e humbur, disa të lënduar dhe dëme serioze në dhjetëra banesa e biznese. Ky ishte bilanci i djeshëm i tërmetit që shkundi ishullin e Kretës, ndërsa për shkak të frikës së paslëkundjeve, kanë qenë të shumtë banorët e ishullit të cilët kanë zgjedhur ta kalojnë natën jashtë shtëpive.

Lexo edhe: Pamjet nga Kreta, tërmeti 5.8 Rihter shkund ishullin! 11 të lënduar dhe një i pajetë

Media greke ka përcjellë pamjet. Dikush ka zgjedhur makinën për të fjetur, ndërsa të tjerë janë akomoduar nëpër çadra apo tenda. Në ishull u vendosën dhjetëra tenda të mëdha ndërsa autoritetet njoftuan se do të vijojnë të vendosin tenda për afro 2500 persona.

Ndërkohë tërmetet apo pasgoditjet kanë vijuar të lëkundin Kretën. Vetëm disa orë më parë, një tërmet me magnitudë 5.3 shkundi sërish ishullin, ndërsa pasgoditjet vijojnë të mbeten të shpeshta.

Drejtori i kërkimit në institutin gjeodinamik, Dr. Athanasios Ghanas, tu shpreh për median:

“Sekuenca sizmike do të vijojë të mbetet e pasur dhe e shpeshtë për një kohë të gjatë. Mendoj se tërmeti i djeshëm (5.8 rihter) ishte lëkundja kryesore. Po vijojmë të monitorojmë”