Pamjet, reshjet e dendura sjellin përmbytje në Vlorë! ARRSH apel shoferëve të ulin shpejtësinë gjatë udhëtimit

 Pamjet, reshjet e dendura sjellin përmbytje në Vlorë! ARRSH apel shoferëve të ulin shpejtësinë gjatë udhëtimit

Reshjet e dendura të shiut në orët e vona të natës ka shkaktuar probleme dhe disa përmbytje në zona të ndryshme të vendit.

Më e prekura duket të jetë Vlora, ku në disa lagje rrugët, trotuaret e deri tek disa banesa, janë përfshirë nga uji.

Media ka përcjellë pamjet. Në lagjet ‘Pavarësia’, ‘Skela’, ’28 Nëntori’, etj, ka patur probleme për shkak të përmbytjeve të ujit.

ARRSH thirrje qytetarëve të ulin shpejtësin e automjeteve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka evidentuar këtë të hënë disa nga akset rrugore ku ka patur probleme.

“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve

Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë.

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”-tregoi autoriteti.

Fillon dimri, meteorologët: Në zonat malore temperatura -1 gradë celcius

I gjithë territori i Shqipërisë u përfshi nga reshjet që prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie. Meteorologët parashikojnë që gjatë kësaj jave, në zonat malore të ketë reshje dëbore, ndërsa temperaturat do të bien atje deri në -1 gradë celcius.

Në ultësirën perëndimore pritet të kenë temperatura jo më të larta se 21 gradë celcius, ndërsa temperaturat e ulëta zbresin deri në 4 gradë celius.