Pamjet video, një lagje e re në Podujevë për nevojtarët

 Pamjet video, një lagje e re në Podujevë për nevojtarët

Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, tashmë ka nisur puna për ndërtimin e një tjetër lagjeje të re, që do të vihet në shërbim për nevojtarët e Kosovës.

Fondacioni Firdeus, falë bamirësve të shumtë shqiptarë, e ka nisur tashmë punën për të kthyer në realitet një tjetër vepër të madhe që do të gëzojë dhjetëra familje shqiptare të Kosovës.

Këtu jemi në Podujevë. Puna ka nisur dhe ecën me ritme të shpejta për të sjellë këtë lagje të bukur.

Për më tepër ndiqni klipin: