Pamjet video, “qyteti që nuk fle kurrë” goditet nga stuhia e fortë e dëborës

 Pamjet video, “qyteti që nuk fle kurrë” goditet nga stuhia e fortë e dëborës

Nje qytetar ne Nju Jork i cili leviz me ski ne “Times Square” AP Photo/Mary Altaffer

Një pjesë e madhe e bregut lindor në SHBA është goditur nga një seri me stuhi dëborë e reshje të dendura, duke sjellë kaos në të gjithë sistemet e transportit dhe ndërprerjen e energjesisë elektrike.

5 shtete kanë deklaruar gjëndjen e emergjencës, ndërsa erërat e fuqishme dhe dëbora e pamatë goditi vendin.

Në Masaçuset dëbora arriti nivele rekord në thuajse 1 metër trashësi, ndërsa autoritetet lajmëruan qytetarët që të mbyllen nëpër shtëpi. Afro 6 mijë fluturime me avionë janë pezulluar vetëm përgjatë fundjavës, me shpresën se kushtet atmosferike do të zbuten në ditët në vijim.

Autoritetet parashikojnë që moti dhe temperaturat e acarta do të vijojnë të mbeten një problem serioz për shumë zona në bregun lindor.

Ndërkohë, në Nju Jork, “qyteti që nuk fle kurrë”, dëbora paralizoi shumicën e transportit e lëvizjes së qytetarëve. Duket sikur Nju Jorku është kthyer në një qytet që ndodhet në Siberi me stuhi dëbore e erërash të furishme.

Meteorologu i BBC-së, tregoi se problem mbetet volumi i dëborës, pasi çdo orë bie afro 10 cm borë, duke e bërë thuajse të pamundur pastrimin.

“Nuk ka në botë grup punëtorësh që të mund të përballen me këtë dëborë, e kjo do të thotë se rrugët janë esencialisht të mbylllura”-shpjegoi ai.

Në Masaçuset, për shkak të erës së furishme, banorët u përballën me dallgë disa metra, të cilat përplaseshin përgjatë bregut. Pamjet u regjistruan dhe u publikuan në media (shiko videon më poshtë, publikuar nga “The Guardian”)