“Para fëmijës, s’ka vlerë asgjë në botë” Ëndërroi gjithë jetën e saj, nënë u bë në moshën 54 vjeçe

 “Para fëmijës, s’ka vlerë asgjë në botë” Ëndërroi gjithë jetën e saj, nënë u bë në moshën 54 vjeçe

E kishte ëndërruar përherë të kishte një fëmijë, të bëhej nënë. E mrekullia i erdhi në moshën 54 vjeçare.

Kjo grua quhet Marjana dhe sot është 58 vjeçe. Në krah ka bashkëshortin 78 vjeçar dhe djalin 4 vjeç, ëngjëllin e dritën e syve, Endrin.

Historia e këtij çifti nga Fishta e Lezhës duket si ato të filmave.

“Ishim një ditë duke parë televizor. Ishin dy artiste qe kishin lindur njëra në moshën 54-56 vjeçare dhe mua më ranë lotë… Më sheh Franko në sy e më tha, se ke thënë kurrë që doje një fëmijë.”, tregon Marjana.

Të dy jetonin në Itali atë kohë dhe Marjana ishte ‘nënë’ në njëfarë mënyre. I shoqi kishte patur një martesë më parë, prej të cilës kishte 4 fëmijë.

“Unë jam babi i 4 fëmijëve, 3 djem e një vajzë. Vajza nuk rron… Në kohë të afërt ndërroi jetë edhe nusja e djalit 22 vjeç nga korenti…dhimbje e madhe se kisha kollaj me vendos për fëmijë tjetër….Por Marjana ishte e parealizuar pa një fëmijë”-tregon Franko.

E mrekullisht, lajmi i mirë erdhi. Veçanërisht për Marjanën. Mbeti shtatzënë në moshën 54 vjeçare dhe pati një lindje natyrale. Ajo tregoi në intervistë për Abc, se gjatë shtatzanisë nuk ka patur asnjë problem shëndetësor.

Pasi djali i tyre bëri dy vjeç, ata u kthyen familjarisht në Shqipëri, ku qëndrojnë edhe sot. Marjana tregon se të kesh një fëmijë, është dhurata më e madhe.

“Mos pafsha femër pa u bërë nënë se është gjëja me e shtrenjtë. Kam bërë mure, shtëpi, s’ka vlerë asgjë. Para Endrit asgjë në botë s’ka vlerë.”, shprehet Marjana.

“Shumë njerëz na thonë nipi i vajzës apo djalit. Jo! Se kemi fshehur kurrë!”, tregon Marjana.


Franko është 78 vjeçar. Thotë se edhe pas ikjes së tij nga kjo botë, djali i tij do të ketë nënën.

“Unë s’kam asnjë ëndërr se unë e ‘lë’ shpejt. Por nuk është peng i imi sepse kam besim tek Marjana. Është edhe nënë edhe babë.”