Puna e palodhur e një njeriu për t’i shpëtuar jetën të tjerëve! Gjithçka nisi kur ai shiti makinën

 Puna e palodhur e një njeriu për t’i shpëtuar jetën të tjerëve! Gjithçka nisi kur ai shiti makinën

Në vetëm tre ditët e fundit në Indi, numri i të prekurve me Covid shkoi në thuajse 1 milionë njerëz, ndërsa situata nëpër spitale është kaotike. Në disa prej qyteteve kryesore, problem i mprehtë është bërë mungesa e oksigjenit për pacientët e sëmurë.

Në mes të kësaj gjendje të rënduar, një njeri që jeton në Mumbai (qytet në Indi) i është përkushtuar pikërisht njerëzve që po përballen me këto mungesa të jashtëzakonshme.

Ky është Shahnawaz Shaikh dhe vitin e kaluar vendosi të shesë makinën e tij fuoristradë. Të gjitha paratë i shpenzoi për të blerë bombula me oksigjen dhe që prej atëherë, shpërndan falas për këdo që ka nevojë.

Shaik është kthyer në një hero në rrugët e Malvanit dhe së bashku me të tjerë ka ngritur në këmbë një skemë furnizimi për bombulat e oksigjenit.

“Vitin e kaluar kur nisëm, arritëm të sigurojmë bombula oksigjeni për 5 mijë vetë. Këtë vit ka një mungesë të theksuar për oksigjen për pacientët. Merrnim rreth 50 telefonata në ditë, por tani marrim rreth 500 të tilla”-tha Shaik për median vendase.

I riu tregoi për median se vdekja e një miku të tij bëri që ai të kuptonte se një gjë aq e vogël sa një bombul oksigjeni, mund të bëjë diferencën. Kësisoj, shiti makinën për të blerë oksigjen e barna. Aktet e bamirësisë, e kanë kthyer Shaik në një hero në komunitetin e tij.

“Nuk kishim mundësi financiare në filli, ndaj mendova të shes makinën… një makinë mund të blihet sërish, por çka është e rëndësishme tani është të ndimojmë njerëzit”-tha i riu për NDTV.