Reshje dhe stuhi breshëri! Moti në Shqipëri do të ndryshojë në fundjavë

 Reshje dhe stuhi breshëri! Moti në Shqipëri do të ndryshojë në fundjavë

Foto ilustruese

Fundjava rezervon ndryshime të motit në thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë, veçanërisht gjatë të dielës, ku pritet të ketë reshje shiu dhe stuhi breshëri në disa zona.

Sipas meteorologëve, në fundjavë do të ketë rënie të temperaturave në vlera maksimale rreth 33 gradë celcius.

“Kjo fundjavë do të jetë dinamike për sa i përket motit në vendin tonë. Pasi pjesa më e madhe e territorit, mbete me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme. Ndërsa reshje të pakta dhe të izoluar priten në zonat veriore dhe verilindore. Dhe shumë pak në zonat jug-lindore të vendit.

E diela do sjellë ndryshim të motit, jo vetëm në vlerat termike por edhe në kushtet atmosferike duke qenë se nga orët e para të mëngjesit presim vranësira të shpeshta të cilat gjatë mesditës dhe pasdites do të sjellin rrebeshe shiu në të gjithë vendin tonë.

Gjatë kësaj fundjave kryesisht gjatë së dielës nuk do mungojnë as stuhitë lokale të breshërit për shkak të temperaturave të larta që kemi pasur këto ditë. Për sa u përket temperaturave të ajrit ka pasur rënie gjatë mëngjesit të sotëm. Rënia vijon edhe gjatë mesditës. Dhe vlerat janë luhatur nga 14-37 gradë celcius. Fundjava sjellë rënie të ndjeshme të vlerave termike. Termometri do të ulet në 33 gradë celcius.”-shprehet meteorologia Bami.

Në këto kushte, një kujtesë duhet adresuar për pushuesit në vijën bregdetare, që të kenë kujdes dhe të ruajën fëmijët në plazh, kjo pasi edhe kushtet e detit mund të jenë të pafavorshme apo të rrezikshme.