“Vetëm kemi qarë” Dy motrat shqiptare shpëtohen me helikopter në Gjermani

 “Vetëm kemi qarë” Dy motrat shqiptare shpëtohen me helikopter në Gjermani

Prej disa ditësh në Gjermaninë perëndimore, përmbytjet, reshjet masive dhe rrëshqitjet e dherave kanë shkaktuar të paktën 103 viktima, sipas mediave të huaja.

Por fati ka qenë me një familje shqiptare, e cila jetonte në një ndër zonat e prekura rëndë nga përmbytjet (në Altenburg- Rhineland-Palatinate). Laureta e Altuna Hyseni (13 e 17 vjeçare) ndodheshin në shtëpi, kur të mërkurën në mbrëmje kanë telefonuar të atin për ta lajmëruar.

Babai i tyre thotë për median vendase: “Të mërkurën në mbrëmje vajzat më morën në telefon dhe më thanë se uji kishte mbuluar katin e parë!”

46 vjeçari u nis drejt shtëpisë për vajzat, por situata ishte e atillë që uji e bënte të pamundur shpëtimin.

Është dashur ardhja e një helikopteri për të shpëtuar dy motrat nga ajri.

“Ne vetëm kemi qarë. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka shpëtuar nga shtëpia “, thotë 46 vjeçari, Shefik Hyseni.

Më poshtë gjeni një video të publikuar nga CBS news, e cila vë në dukje sesi janë shpëtuar njerëzit në zonat e mbytura në Gjermani