Rikthehet emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët”

 Rikthehet emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët”

Kudo ku ka shqiptarë që kanë nevojë për ndihmë, ne do të jemi atje. Në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni e në të gjitha trevat shqipfolëse, në do t’i përgjigjemi sërish thirrjes suaj.

Të shtunën në mbrëmje, emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” hap siparin e ri për këtë 2022. Kësaj here emisioni i drejtuar nga Elvis Naçi vjen në ekranin e Abcnews, në orën 21:00.

Ashtu si përgjatë këtyre viteve, rrugëtimi dhe misioni i “Shqiptarët për Shqiptarët” mbetet i njëjtë, të rikthejmë shpresën e humbur dhe lumturinë tek ata shqiptarë, të cilat janë sprovuar prej fatkeqësive, pamundësisë apo sëmundjeve.

2022-shi na gjen sërish në orvatje e përpjekje për të sjellë një model krejt ndryshe dhe unik, modelin e mirësisë, bamirësisë dhe dashurisë për njëri- tjetrin.

Ju presim të shtunën në mbrëmje, në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”.