Rregullat që duhet të kenë parasysh qytetarët që vijnë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit

 Rregullat që duhet të kenë parasysh qytetarët që vijnë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka publikuar këtë të martë të gjitha masat që do duhet të kenë parasysh qytetarët që udhëtojnë drejt Rinasit, përfshi këtu edhe ata që janë vetëm tranzit në Shqipëri.

Duke filluar nga data 6 shtator, të gjithë personat që hyjnë në Shqipëri përmes aeroportit, do duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte. (Përjashtim prej tyre bëjnë fëmijët deri në moshën 6 vjeçare).

“1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.”
-njofton TIA.

Një tjetër rregull i ndryshuar do të jetë prezenca e familjarëve që presin të afërmit e tyre në ambientet e aeroportit.

“Në ndërtesen e aeroportit do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar në protokollin e masave te sigurise së shëndetit.”-njofton TIA.

Së fundmi, ata qytetarë që vijnë drejt Shqipërisë dhe nuk plotësojnë asnjë nga tre kushtet e mësipërme, do duhet të bëjnë karantinë 10 ditore e në fund të kësaj të fundit, një test covid.



Njoftimi i plotë i TIA:

Në vëmendje të pasagjerëve që fluturojnë drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës
Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.
Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
Në ndërtesen e aeroportit do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar në protokollin e masave te sigurise së shëndetit.
Faleminderit per bashkepunimin,
Tirana International Airport