Sakrifica e një nëne! Shpëton foshnjen nga përmbytjet, trupi saj gjendet i ‘ngrirë’ me duart lart

 Sakrifica e një nëne! Shpëton foshnjen nga përmbytjet, trupi saj gjendet i ‘ngrirë’ me duart lart

Një grua është gjetur e vdekur nënë rrënojat e banesës së saj, e shkatërruar thuajse plotësisht nga rrëshqitjet e dherave e baltës, shkaktuar nga përmbytjet masive në Kinë. Ekipet e shpëtimit kanë gjetur pranë trupit të viktimës vajzën e saj, një foshnje 3-4 muajshe. Fëmija u gjet gjallë për mrekulli edhe pse kishin kaluar afro 24 orë nga shembja në tokë e shtëpisë.

Një prej familjarëve të viktimës tha për median:

 “Dëgjova zërin e fëmijës dhe në atë moment erdhën ekipet e shpëtimit. Ajo (gruaja e ndjerë) e kishte vendosur djalin në një pjesë të lartë të godinës” (në momentin kur shtëpia është përfshirë nga vërshimet e baltës e ujit).

Foshnja u dërgua në spital dhe mrekullisht është në gjendje të mirë shëndetësore edhe pse qëndroi afro 24 orë nën rrënoja. Trupi i nënës u gjet një ditë më vonë (të enjten) dhe një prej punëtorëve të ekipit të shpëtimit i tha medias lokale kineze si e gjetën të ndjerën. Trupi i gruas kishte ‘ngrirë’ në pozicion me duart lart, që sugjeronte se kur banesa është përfshirë nga balta e dherat, gruaja ka ngritur foshnjen.

Ajo e ka ngritur foshnjen lart në atë momentin vendimtar”-tha njëri prej punëtorëve të ekipit të shpëtimit.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Henanit në Kinë, atje ku përmbytjet masive e rrëshqitjet e dheut i kanë marrë jetën të paktën 51 personave