Flamujt e Shqipërisë e Kosovës valëviten në Tokio, pamjet nga ceremonia e Lojërave Olimpike

 Flamujt e Shqipërisë e Kosovës valëviten në Tokio, pamjet nga ceremonia e Lojërave Olimpike

Kanë nisur Lojërat Olimpike të Tokios, ndërsa gjatë ceremonisë së hapjes janë valëvitur dhe flamujt e Shqipërisë e Kosovës.

Në edicionin e 32-të të Lojërave Olimpike, Shqipëria përfaqësohet nga 9 sportistë në disiplina si atletika, peshëngritja, noti, qitja dhe xhudo. Gara e parë për ekipin kuqezi do të jetë ajo e gjimnastit Matvei Petrov, e më tutje të shtunën radha i takon qitëses Manuela Delilaj e xhudistit Indrit Çullhaj. (Më poshtë kalendari i ekipit kuqezi)

Flamurin shqiptar e mbajtën dy sportistët, Luiza Gega e Briken Calja.

Majlinda Kelmendi e Akil Gjakova

Kosova ndërkohë përfaqësohet nga 11 sportistë. Kosova do të konkurojë në sporte si xhudo, mundje, atletikë, not, boks dhe qitje. Prej 11 sportistëve, 6 janë femra e 5 meshkuj, konkretisht Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Loriana Kuka, të cilat konkurojnë në xhudo së bashku me Akil Gjakovën.

Më tutje Egzon Shala garon në mundje (stil i lirë), kurse Donjeta Sadiku do të konkurojë në boks. Drilon Ibrahimi është në sportin e qitjes (shenjëtarisë). Në not konkuron Eda Zeqiri dhe Olt Kondirolli, ndërsa në atletikë, Musa Hajdari.

Ndërkohë më poshtë këto janë disa nga pamjet në Tokio gjatë ceremonisë hapëse. Ceremonia është zhvilluar me pak spektatorë, teksa Japonia aktualisht përballet me një valë të re të shpërndarjes së Covid.

Në ambientet e jashtme të stadiumit, pati dhe një sërë protestash nga qytetarë japonezë, të cilët  kritikuan qeverinë me argumentin se ka harruar qytetarët për të mbajtur Lojërat Olimpike.

Photo/ AP