SHBA, oficeri shqiptar i shpëton jetën kolegut që u vu në shënjestër nga një person i armatosur

Një 28 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Ervis Onuzi, me detyrë oficer i ndërhyrjeve speciale “SEPTA”, i shpëtoi jetën një kolegu të tij, gjatë ndjekjes e shkëmbimit të zjarrit me një person të armatosur i cili kishte nisur të qëllonte me armë në drejtim të njerëzve në Filadelfia të SHBA-ve.

Media amerikane ka përcjellë detajet e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në zonën e Frankford-it në Filadelfia. Një person i armatosur nisi të qëllojë në drejtm të njerëzve në rrugë. Si pasojë e të shtënave, dy gra mbetën të plagosura.

Një prej dëshmitarëve okularë, tregoi se pa sesi njëra prej grave, e cila ndodhej ngjitur tij, ra në tokë pasi u qëllua.

“Një zonjë u godit pikërisht pranë meje, duke qëndruar në stacionin e autobusit”, tha dëshmitari.

Oficerët e policisë erdhën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa autori i armatosur u fsheh në një godinë aty pranë. Shumë shpejt situata u përshkallëzua pasi personi i armatosur nisi të qëllojë në drejtim të policëve.

Një prej tyre, mbeti i bllokuar pas një muri dhe ishte shënjestër e lehtë për personin e armatosur. Në këtë moment oficeri i SEPTA-s Ervis Onuzi ka ndërhyrë në kohë duke u afruar drejt kolegut, në mënyrë që ky i fundit të mund të pozicionohej në një vend më të sigurt.

“Onuzi nxorri armën e tij dhe u nis përpara, duke bërtitur në drejtim të kolegut që të largohej, ndërsa ai do ta ruante. Teksa Onuzi po ruante oficerin, mori një plumb në trup”-rrëfeu për median amerikane shefi i njësisë SEPTA, Thomas Nestel.

28 vjeçari me origjinë shqiptare mori një plumb në bark e më tutje u dërgua me urgjencë në një spital pranë. Oficerët dhe forcat “SWAT” ndërhynë në banesën ku ndodhej agresori, por e gjetën këtë të fundit pajetë. Siç raportoi media vendase, agresori besohet se i ka marrë jetën vetes.

Ndërkohë në spital Onuzi kreu një ndërhyrje kirurgjikale pasi gjendja e tij ishte kritike. Fatmirësisht operimi shkoi mirë dhe pritet që i riu me origjinë shqiptare të dalë së shpejti nga spitali.

Jashtë ambienteve ku qëndronte 28 vjeçari u mblodhën dhjetëra kolegë të tij, të cilët duartrokitën e brohoritën teksa mundën të kryejnë një lidhje live (me celular) me Ervisin.

Shefi i SEPTA-s Nestel shpjegoi për median se Onuzi pritet që të dalë nga spitali dhe gjeti rastin të falenderojë edhe njëherë të riun, që me guxim e trimëri ndërhyri për t’i shpëtuar jetën një kolegu.