Shembulli i bukur i dy maturantëve shqiptarë për të ndihmuar me mësimet

 Shembulli i bukur i dy maturantëve shqiptarë për të ndihmuar me mësimet

Sot mësimi është kthyer në një sfidë të vërtetë për shkak të pandemisë. Në Shqipëri, ashtu si thuajse kudo në botë, shumica e shkollave e zhvillojnë mësimin mes alternimit të orëve në klasë dhe orëve online.

Në këto kushte, dy djem maturantë nga Pogradeci, kanë gjetur një mënyrë mjaft të mirë për t’i dalë në ndihmë kujtdo që has në vështirësi. Kristjani dhe Klajdi kanë hapur një kanal në YouTube të cilin e ka titulluar thjeshtë, 2plusdy.

Djemtë shpjegojnë me fjalë të thjeshta e ushtrime koncepte të ndryshme në lëndët shkencore, veanërisht në matematikë, fizikë dhe kimi.

Kta dy të rinj janë maturantë dhe kanë marrë pjesë në disa olimpiada kombëtare, por e gjejnë kohën edhe për të ndihmuar të tjerët.