Pikëpyetjet për fatin e një 21 vjeçareje! Dikur mbështetëse e ISIS, kurse sot me veshje ‘casual’

 Pikëpyetjet për fatin e një 21 vjeçareje! Dikur mbështetëse e ISIS, kurse sot me veshje ‘casual’

Në Britani historia e një 21 vjeçareje ka sjellë debat në opinionin publik.

Fjala është për Shamima Begum, e cila kur në moshën 15 vjeçare u nis nga Britania drejt Turqisë e më pas Sirisë, për t’ju bashkuar ISIS-it. Po në 2015 ajo u martua me një xhihadist me origjinë nga Holanda, të cilin e njohur pak ditë pasi kishte mbërritur në Siri. Pati fëmijë me të (të cilët ndërruan jetë), ndërsa i shoqi humbi jetën gjatë luftimeve.

Në vitin 2019 ajo foli për median e huaj në një kamp dënimi duke kërkuar rikthimin e saj. Po në të njëjtën intervistë tha se nuk ishte penduar për ardhjen e saj në Siri dhe në atë kohë shtetësia e saj si Britanike u hoq nga autoritetet, me argumentin se rikthimi i saj ishte i rrezikshëm.

Çështja shkoi deri në gjykatën e lartë, e cila vendosi vetëm pak javë më parë që ajo s’mund të vijë në Britani për të mbrojtur veten (ligjërisht), duke e lënë rastin e saj në ‘ajër’.

Disa javë më pas dhe vijmë tek e sotshmja, ku kjo 21 vjeçare është fotografuar në kampin Roj jo më me rrobat tradicionale por me veshje ‘casual’, njëlloj si dikur kur ishte ende adoleshente.

Begum ka refuzuar të flasë apo komentojë për median mbi këto foto, ndërsa avokatët e saj vijojnë betejën për të kundërshtuar vendimin për t’i hequr shtetësinë britanike.