Shtëpia e tyre kishte marrë flakë, mërgimtari shqiptar shpëton çiftin e të moshuarve

 Shtëpia e tyre kishte marrë flakë, mërgimtari shqiptar shpëton çiftin e të moshuarve

Pa që zjarri kishte përfshirë një banesë fare pranë shtëpisë së tij. Nuk e ka menduar dy herë dhe ka shkuar atje, duke shpëtuar një çift të moshuarish.

Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë në një qytet të Finlandës. Shqiptari hero quhet Mërgim Halili. Ai ka treguar për median vendase se shpejtoi për të lajmëruar e larguar prej aty pronarët.

Trokiti disa herë në derë dhe një çift të moshuarish iu përgjigjën. Vuri re se ata ende nuk e kishin kuptuar që shtëpia kishte marrë flakë. Mërgimi ka nxjerrë nga banesa të moshuarit, duke parandaluar kësisoj një tragjedi të mundshme.

Sipas shqiptarit, zjarri u shpërnda menjëherë në banesë dhe në kohën kur erdhën zjarrfikësit, shtëpia ishte krejtësisht nën flakë dhe tym.

Për të parë videon, klikoni KËTU