Shtëpia shkundet prej lëkundjeve, media greke poston pamjet e tërmetit të djeshëm

 Shtëpia shkundet prej lëkundjeve, media greke poston pamjet e tërmetit të djeshëm

Tërmeti i fuqishëm që dridhi Greqinë e 6 shtete të tjera, e pati epiqendrën në Florina (Follorinë), një qytet jo shumë larg Korçës.

Media publikoi dhe disa pamje të një kamere në brendësi të një shtëpie në Florina, ku dridhjet e tërmetit janë të frikshme.

Në qytetin grek janë regjistruar një sërë dëmesh materiale, por fatmirësisht nuk ka patur lëndime serioze në njerëz. Media greke raportoi se banorët e Florinës u tronditën nga lëkundjet dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur ta kalojnë natën jashtë banesave ose nëpër makinat e tyre.

Ndërkohë në Shqipëri ka patur deri më tani 6 raportime për dëmtime të banesave, përgjithësisht godina të amortizuara. Banorët kanë njoftuar instancat lokale në lidhje me situatën e aktualisht është raportuar për dëmtime në 2 banesa në Bilisht, 2 në fshatin Mançurisht e 2 në fshatin Shuec.

Dëme u regjistruan po ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut. Siç raportoi Tv21, banorët e Manastirit janë frikësuar nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit. Shumë banorë kanë zgjedhur ta kalojnë natën jashtë.

U friksuam, si jo. Menduam se shtëpitë do të rrënohen”, tha një qytetar.

“Nesër duhet të jetë ditë jo pune për Manastirin, si do të shkojmë në punë? Kush do të hyjë në shtëpi tani?”, shton një tjetër qytetar.

Mendoj të kthehem në shtëpi, nuk di çfarë të bëj. Është ftohtë”, u shpreh një qytetare.