Si arriti një adoleshent të krijojë një aplikacion… për të ndihmuar motrën të komunikojë

 Si arriti një adoleshent të krijojë një aplikacion… për të ndihmuar motrën të komunikojë

Ky djalë quhet Arçer. Është vetëm 16 vjeç. Në moshën e tij shumëkush nuk e njeh përgjegjësinë, e aq më tepër atë barrë të madhe që mbajnë në shpirt prindërit e tij.

E motra, Dela, është e prekur nga një çrregullim gjenetik (Bainbridge-Ropers Syndrome) që i ka prekur të folurën.

Për të motrën, i riu vendosi të ndihmojë. Donte t’i lehtësonte jetën Delës, por edhe të gjithë familjes, duke gjetur mundësinë për ta ndihmuar motrën në të komunikuar.

Punën e nisi në janar të vitit 2020, kur pa se kishte aplikacione që ndihmonin njerëz që vuajnë nga i njëjti problem. Programet kushtonin nga 200 deri në 500 dollarë. Kësisoj, Arçeri vendosi ta krijojë vetë një aplikacion, për të motrën dhe për këdo tjetër, falas.

“Pashë një sërë programesh në dyqanin e aplikimeve (app store) për programe për njerëzit jo-verbalë. Ishin ekstremisht, ekstremisht të shtrenjta… kishte disa qe shkonin 600 dollarë”-thotë adoleshenti, raporton BBC.

Pas një pune disamujore dhe ndihmës së dhjetëra ekspertëve të IT-së, të cilët iu gjendën pranë të riut kur mësuan qëllimin e tij, Arçeri mundi ta ngrejë në këmbë një aplikacion. Aplikacioni përdor butonë vizualë të cilët me të shtypur shqiptojnë fjalët. Kësisoj kur Dela do të kërkojë diçka dhe prindërit nuk arrijnë ta kuptojnë, do të jetë aplikacioni që do të ‘flasë’ në vend të saj.

Për më tepër, shikoni këtë video prekëse