Si ndodhi aksidenti tragjik, burrë e grua së bashku me dy vajzat ndërrojnë jetë në Vlorë

 Si ndodhi aksidenti tragjik, burrë e grua së bashku me dy vajzat ndërrojnë jetë në Vlorë

Dy makina janë përplasur këtë të premte në rrugën Fier- Vlorë, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave, përfshi dhe një 9 vjeçare.

Policia ka konfirmuar se 4 personat që kanë ndërruar jetë i përkasin të njëjtës familje, konkretisht: Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeçe, A. Gushi, 14 vjeçe dhe E. Gushi, 9 vjeçe.

Në spital po marrin mjekim tre persona të tjerë, të cilët ndodheshin në automjetin tjetër që u përfshi në aksident. Sipas autoriteteve, të tre të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën.

Familja Gushi po udhëtonte në një automjet ‘Toyota’ me targa greke, në momentin kur është goditur nga një ‘Audi’ që vinte me shpejtësi të lartë e ku ndodheshin tre të rinjtë. Përplasja ka qenë e fortë aqsa makina ku ndodheshin viktimat është shkatërruar plotësisht, ndërsa ‘Audi’ i të rinjve është përplasur më tutje me një shtyllë. Makina ‘Audi’ e ka goditur nga pas ‘Toyota’ dhe mendohet të ketë patur një shpejtësi mbi 150 km/h.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se:

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”,  I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”