“Ta shoh tim bir përditë, si një ëndërr” Rrëfimi i gruas që shpëtoi mrekullisht nga koma

 “Ta shoh tim bir përditë, si një ëndërr” Rrëfimi i gruas që shpëtoi mrekullisht nga koma

Gruaja në foton e mësipërme quhet Hajrah Aslam. Për të paktën 6 javë qëndroi në koma. E prekur nga Covid teksa ishte shtatzënë, Harjrah arriti të lindë djalin. I biri lindi i shëndetshëm, por shëndeti i 28 vjeçares u përkeqësua ndjeshëm. Si pasojë e Covid, mushkëritë e saj u dëmtuan e nivelet e oksigjenit në gjakun e saj ranë në mënyrë drastike. Hajrah hyri në koma dhe për 6 javë mbeti në këtë gjendje.

“Më duket sikur kam humbur shumëçka nga jeta e tim biri, por tani është koha që të rikuperoj me të”

Mrekullisht pas 6 javësh Hajrah u përmirësua dhe doli nga koma. 5 javë të tjera i kaloi në rehabilitim e tashmë ka shkuar në shtëpi, atje ku e pret i biri, 7 muajsh.

“E vetmja gjë që mund të shihja, ishte fytyra e djalit. Vazhdoja të thoja emrin e tij. Kisha planifikuar gjithçka për djalin, i pari fëmijë për mua. Tani ta shoh atë përditë, është si një ëndërr që e realizuar”

Ndërkohë mjekja e cila u përkujdes për rehabilitimin e 28 vjeçares, u shpreh se pas daljes nga koma, Hajrah kishte vështirësi edhe në të ecur e kryer lëvizje bazike me këmbët e duart.

“Kur Hajrah erdhi ne e nisëm punën nga gjërat bazike. Por ajo u rikuperua shumë shpejt, falë motivimit e punës së jashtëzakonshme që bëri. Në gjendjen që ajo ishte, do duhej të dilte shumë më vonë nga rekuperimi”-tha mjekja.