Të bësh bamirësi në moshën 11 vjeçare, historia frymëzuese e vogëlushit

 Të bësh bamirësi në moshën 11 vjeçare, historia frymëzuese e vogëlushit

Një fëmijë, veçse 11 vjeçar, i cili me gjestin e tij bamirës arriti të sigurojë jo pak por mbi 100 mijë vakte ushqimi për nevojtarët.

Beni u nis nga shtëpia e tij në Irlandën e Veriut, drejt stadiumit Old Traford në Manchester. Për 10 ditë vogëlushi përshkroi mbi 100 kilometra në këmbë me një qëllim  të thjeshtë, të mblidhte donacione për të dhuruar 75 mijë vakte ushqimi, njëlloj sa numri që mban “Pallati i Ëndrrave”.

Me të mbërritur atje, 11 vjeçari kishte arritur të mblidhte më shumë se 100 mijë vakte ushqimore. Beni tregoi se ishte inspiruar nga futbollisti i famshëm Marcus Rashford, i cili disa kohë më parë nisi një fushatë të madhe për të bindur politikën që të vinin në dispozicion të nevojtarëve vakte ushqimore falas, e në veçanti fëmijëve.