Të kthehesh pas ‘në kohë’! Si e ka ndryshuar njeriu globin

 Të kthehesh pas ‘në kohë’! Si e ka ndryshuar njeriu globin

Google Earth ka prezantuar një opsion të ‘time lapse’ që kushdo mund të përdorë për të kthyer ‘pas kohën’ deri në 37 vite, si një mënyrë për të parë përmes fotove sesi njeriu e ka ndryshuar terrenin apo sesi globi ka ndryshuar.

Njerëzit mund të shohin sesi në shumë vende ku thuajse 4 dekada më parë s’kishte asgjë, të ‘shfaqen’ brenda pak sekondave (time-lapse) qytetet apo strukturat e reja të bëra nga duart e njerëzimit.

Gjithashtu mund të shihen dhe aspektet negative, si për shembull shpyllëzimi i Amazonës, apo ‘tërheqja’ (shkrirja) e akullkajave në polet e globit.

Përdoruesit mund ta aksesojnë këtë ‘vegël’ lirshëm në internet dhe të zgjedhin një zonë ku duan të ‘kthehen pas në kohë’.

Për të aksesuar pamjet ‘time lapse’ klikoni KETU, ndërsa më poshtë në dy foto, gjeni Tiranën e 1984, krahasuar me atë të vitit 2020.