“Të merr malli t’i shohësh njerëzit në sy” Momenti kur ushtaraku i paralizuar ecën sërish

 “Të merr malli t’i shohësh njerëzit në sy” Momenti kur ushtaraku i paralizuar ecën sërish

Video më poshtë tregon disa momente kur ky burrë, ish ushtarak, ecën sërish pas disa vitesh i paralizuar tërësisht.

Historia e tij tërhoqi vëmendjen e medias në SHBA. Buddy Laddin quhet ish ushtaraku, i cili po punonte në një skelë kur u rrëzua prej saj.

Ai ra nga një lartësi prej afro 10 metrash dhe pjesa e shtyllës së tij kurrizore u dëmtua rëndë. Prej rënies një sërë kockash iu thyen ndërsa një pjesë e shtyllës iu copëtua.

Për disa javë Badi qëndroi në koma. Kur u zgjua, e gjeti veten të paralizuar nga mesi e poshtë. Pas viteve në ushtri e më pas incidentit në punë, jeta për të duket se mori fund. Derisa departamenti i shtetit për veteranët e thirri në një repart shëndetësor për t’i dhënë mundësinë për të ecur sërish.

“Kur shkova atje isha në karrige me rrota. Njëri prej stafit më tha “erdhe për rehabilitim?”. I thashë që nuk ecja dot më, por më pas i pyeta… “pse mund të rehabilitohem unë?”. Dhe përgjigja e tyre ishte “patjetër”-tha Ladin.

Dhe pikërisht në këtë kohë ai nisi një terapi me një eksoskelet, një pajisje robotike që ndihmon njerëzit me dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore.

“Bukuria e kësaj pajisje teknologjike është se e ndihmon një pacient të paralizuar, që ai të mund të ecë sërish”-tha Dr. Richard Stone, drejtuesi i sektorit për shëndetin e veteranëve.

“Pas njëfarë kohë, të mungon vetëm fakti që nuk i sheh më dot njerëzit në sy, sepse je i detyruar të qëndronsh në një karrige. Është diçka e mrekullueshme që t’i shohësh njerëzit në sy dhe të mund të flasësh me ta duke qëndruar në këmbë”-tha veterani.

Eksoskeleti kushton mëse 125 mijë dollarë dhe peshon rreth 11 kg. Kjo pajisje e dhuruar nga departamenti u bë apostafat për trupin e Badi Ladin-it dhe mund të punojë për rreth 6 orë.