Tërmeti në Pukë shkaktoi disa dëmtime në godina, çfarë thonë autoritetet

 Tërmeti në Pukë shkaktoi disa dëmtime në godina, çfarë thonë autoritetet

Tërmeti i mbrëmjes së djeshme është ndjerë në të gjithë veriun e Shqipërisë por edhe në Kosovë. Fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar, ndërsa autoritetet vendore në Pukë kanë njoftuar se disa godina kanë pësuar plasaritje e çarje.

Siç raportoi bashkia pas rënies së tërmetit, janë konstatuar disa dëme tek pallatet pranë lagjes së muzeut.

“Bashkia Pukë po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkoh që janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.

Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut,  dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkoh janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve.

Plasaritje dhe renje suvash ka dhe në spitalin e qytetit.

Inkurajoim të gjithë banorët të rimarrin veten me shpresen se nuk do kemi paslekundje dhe për çdo shqetësim të informojnë në numrat pa pagesë 128 ose 129.”-njoftoi bashkia.