Lëkundje tërmeti në veri të Shqipërisë!

 Lëkundje tërmeti në veri të Shqipërisë!

Një lëkundje tërmeti është ndjerë këtë mbrëmje në afërsi të Pukës.

Sipas EMSC-së, tërmeti ka patur një magnitudë 4.3 të shkallës Rihter, me epiqendrën14 km larg Pukës dhe me një thellësi prej 2 km.

Tërmeti është ndjerë në zonat veriore të Shqipërisë, por edhe në Kosovë, siç raportuan dhe mediat atje.

Kujtojmë se pak ditë më parë një lëkundje e fortë tërmeti goditi Florinën, një qytet grek fare pranë me Korçën. Lëkundja me magnitudë 5.5 Rihter u ndje në të gjithë Shqipërinë e në thuajse të gjitha shtetet e Ballkanit.