Tragjedi në Berat, makina bie në Osum… ndërron jetë nëna me fëmijën e mitur

 Tragjedi në Berat, makina bie në Osum… ndërron jetë nëna me fëmijën e mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Berat, pranë zonës së njohur si “Ura e re”.  Një makinë e tipit ‘Benz’ ka përfunduar në Osum, në rrethana ende të paqarta. Në automjet ndodhej një grua dhe fëmija i saj i mitur, afro 6 vjeç.

Autoritetet raportuan së fundmi, se nëna së bashku me fëmijën kanë ndërruar jetë.

 “Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç” -informoi policia.

Disa banorë të zonës kanë tentuar të shpëtojnë nënë e bir, por ka qenë e pamundur. Ndërkohë dëshmitarë në vendin e ngjarjes, treguan se fëmija kishte një vigon në krahë dhe se me gjasë nëna po e çonte fëmijën në spital. Gjithsesi, detajet në fjalë mbeten ende për t’u konfirmuar, njëlloj me dinamikën e aksidentit tragjik.