Tragjedi në Greqi, dy vëllezërit shqiptarë humbin jetën në aksident, tre të tjerë lëndohen rëndë

 Tragjedi në Greqi, dy vëllezërit shqiptarë humbin jetën në aksident, tre të tjerë lëndohen rëndë

Një tragjedi ka ndodhur në Lamia të Greqisë fqinje, atje ku një aksident automobilistik i ka marrë jetën dy vëllezërve shqiptarë dhe ka lënë të plagosur rëndë tre të tjerë.

Media greke nuk e ka zbuluar identitetin e djemve të moshave 30 e 27 vjeç, por ka bërë të ditur se të dy janë shtetas me origjinë nga Shqipëria.

30 vjeçari po i jepte makinës, ndërsa për arsye ende të paqarta, ai ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me barrierat anësore në rrugë. Për shkak të shpejtësisë së lartë dhe më pas përplasjes, 30 vjeçari ka dalë nga makina dhe ka rënë në lumin Erkina. Ky i fundit së bashku me të vëllanë 27 vjeçar humbën jetën, ndërsa 3 pasagjerë të tjerë morën lëndime të rënda.

Të plagosurit u dërguan në spital dhe sipas medias greke janë po ashtu qytetarë të rinj në moshë. Konkretisht të lënduar mbetën një 31 vjeçar shqptar, një 29 vjear shqptar, një 29 vjeçar e një 22 vjeçar, të dy me origjinë nga Greqia.