Trajleri shtyp tërësisht makinën, 46 vjeçarja shpëton për mrekulli vetëm me disa gërvishtje

 Trajleri shtyp tërësisht makinën, 46 vjeçarja shpëton për mrekulli vetëm me disa gërvishtje

Një grua 46 vjeçare ka arritur t’i shpëtojë një aksidenti të rëndë që ka habitur jo pak njerëz, por edhe autoritetet policore e zjarrfikësit që kanë bërë të mundur nxjerrjen e saj nga automjeti i shtypur plotësisht prej një trajleri.

“Në opinionin tim kjo është një mrekulli. Nuk e di sesi ajo i mbijetoi kësaj”-tha një prej oficerëve të policisë.

Shumë njerëz thonë nuk kishte mundësi që 46 vjeçarja t’i shpëtonte këtij aksidenti e se duket sikur vetë Perëndia ka ndërhyrë për t’ja shpëtuar jetën.

Sipas hetimit, gruaja po udhëtonte me makinë dhe në një moment ka ulur shpejtësinë e automjetit. Trajleri prapa saj nuk ka frenuar në kohë dhe për pasojë ka shtypur të gjithë veturën.

“Degjova vetëm një zhurmë të madhe”-tha një prej dëshmitarëve që e pa skenën. “Menduam se nuk kishte asnjë mundësi që dikush t’I mbijetonte atij aksidenti”

Shikoni këtu videon