U përplasën nga makina në vijat e bardha, burrë e grua lënë spitalin pas një muaji

 U përplasën nga makina në vijat e bardha, burrë e grua lënë spitalin pas një muaji

Ishte data 8 maj kur Arjani e Vilma po kalonin rrugën tek vijat e bardha me vajzën e tyre në karrocë. Një makinë luksoze e drejtuar nga një 39 vjeçar përplasi çiftin, ndërsa autori u largua nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar disa orë më vonë nga policia.

Mrekullisht foshnja e çiftit i shpëtoi lëndimeve. Në fraksionin e fundit, pak para përplasjes, nëna arriti ta shtyjë disi karrocën duke evituar përplasjen direkte me makinën.

Arjani e Vilma u shtruan në spital pasi morën një sërë lëndimesh. Ka kaluar tashmë një muaj dhe fatmirësisht burrë e grua kanë dalë nga spitali i traumës në Tiranë. Gjendja e tyre është stabilizuar dhe çifti nuk rrezikon më jetën.

Kujtojmë se gjykata e Tiranës dha masën e arrestit me burg ndaj Ajas Sulejmanit, deri në përfundimin e plotë të hetimit e dhënies së gjykimit. Pasi u prangos, 39 vjeçari deklaroi se u largua nga vendi i ngjarjes së bashku me të bijën e mitur, pasi ajo duhej të shkonte në spital. Ditën e aksidentit, autoritetet kryen një test droge ndaj autorit, i cili doli pozitiv.