Ukraina padit Rusinë për gjenocid në Hagë! Dita e 4 e luftës, cilat janë zhvillimet kryesore

 Ukraina padit Rusinë për gjenocid në Hagë! Dita e 4 e luftës, cilat janë zhvillimet kryesore

Foto e shkrepur ne Kiev/ Marcus Yam/Los Angeles Times/Shutterstock

Presidenti i Ukrainës Zelenski ka bërë të ditur se Ukraina ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Hagës për të paditur Rusinë për gjenocid.

Presidenti u shpreh se presin një vendim të drejtë nga Haga dhe urdhrin e gjykatës për të ndërprerë aktivitetin ushtarak.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e tij në Twitter.

Ndërkohë në zonën e Çernihiv, qindra qytetarë kanë zënë rrugët, në mënyrë që të ndalojnë avancimin e mjeteve të rënda.

Lufta hyn në ditën e katërt, çfarë duhet të dini

Në ditën e katërt të luftës, tashmë është fakt se forcat ruse kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Karkivin. CNN raportoi dje pasdite për numrin e madh të tankeve që po i drejtoheshin qytetit, ndërsa përgjatë natës ka patur luftime të ashpra.

BBC postoi disa pamje dramatike të luftës që po bëhet në Karkiv

Si e analizon Paul Adams, korrespondenti për diplomacinë i BBC-së

“Shqetësimi i madh për qeverinë ukrainase këtë mëngjes, është fakti se trupat ruse tashmë janë brenda Karkivit. Duke qenë pranë kufirit me Rusinë, Karkivi ishte një ndër qytetet e para që mund të rrezikohej. E këtu duket se do të zhvillohet lufta e vërtetë e rrugës (street fighting). Disa prej imazheve që vijnë nga Karkivi, tregojnë trupat ukrainase duke qëlluar me raketa apo granata trupat ruse, të cilët po lëvizin pas mjeteve të rënda e të blinduara.

Lufta urbane është e rrëmujshme dhe e paparashikueshme. Ky do të jetë test për mbrojtësit por edhe sulmuesit. Mesa duket, strategjia ruse deri më tani ka qenë t’i anashkalojë qytetet e mëdha, por hyrja në Karkiv duket një ndërrim i taktikës duke vënë në dukje se dëshira (ruse) nuk është vetëm ndërrimi i qeverisë, por edhe marrja nën kontroll e qyteteve të mëdha. Kjo që me të paktën, të mund të neutralizojë qytetet që mund të ngrihen në rezistenca efektive.”

2. Ukraina pretendon se 4300 rusë kanë humbur jetën deri më tani. Kjo shifer ende nuk është e verifikuar.

3. Presidenti i Ukrainës ka refuzuar të zhvillojë takime në Minsk (Bjellorusi), duke thënë se s’mund të flasë për paqe në një vend që u përdor për të sulmuar Ukrainën.

4. Banka qendrore ruse ka bërë thirrje për qetësinë e popullatës, duke patur frikën se qytetarët rusë do të duan të tërheqin paratë (pas sanksioneve të shumta të perëndimit)

5. Vladimir Putin doli në Tv dhe i bëri elozhe forcave ushtarake ruse për ‘punën e tyre’ në Ukrainë

6. Afro 400 mijë qytetarë janë arratisur nga Ukraina që nga e enjta e fillimit të sulmit. Shifra u publikua nga Kombet e Bashkuara

7. Gjermania po bëhet gati të shtojë shpenzime të mëdha në buxhetin e mbrojtjes së saj

8. Në mbrëmje në afërsi të Kievit,  një depozitë e madhe me karburant shpërtheu. Besohet se goditja ka ardhur përmes raketave. Zjarri bëri që zona atje të mbushej në shtëllunga gjigande tymi toksike, ndërsa banorët u paralajmëruan që të mbyllin dritaret dhe të qëndrojnë në banesat e tyre.

9. Trupat ruse kanë qëlluar me raketa sërish në rrethinat e Kievit në Ukrainë.

Një ‘sulm i pashpirt e i pamëshirshëm në zonat e banuara në Troyeshchnya”,u shpreh një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

Një sërë videosh u publikuan në median sociale, ndërsa më poshtë një video e verifikuar nga BBC-ja, ku duket sesi godinat janë të mbushura në tym pas goditjes së raketave.

10. Rusia përballet me “bllokadë” ajrore. Një numër i madh shtetesh të Evropës kanë bllokuar tashmë fluturimet ruse drejt hapësirave të tyre ajrore, siç shpjegon kjo hartë e BBC.