9 vjeçarja kursen për muaj me radhë të holla, për t’u blerë lodra fëmijëve në nevojë

 9 vjeçarja kursen për muaj me radhë të holla, për t’u blerë lodra fëmijëve në nevojë

Kur Sabrina mbushi 9 vjeç disa muaj më parë, ajo i kërkoi familjes dhe miqve të saj që të mos i blinin anjë dhuratë, por t’i jepnin para. 9 vjeçarja arriti të mbledhë afro 1200 euro, të cilat i ruajti deri më tani.

Ajo kishte vendosur t’i ruante paratë për t’i shpenzuar për të tjerë fëmijë, që në këto kohë të festave të fundvitit s’do të kishin një dhuratë apo një lodër. Me kalimin e muajve ajo kurseu edhe disa të holla të tjera.

Së bashku me nënën e saj, të dyja shkuan në dyqan dhe të gjitha kursimet Sabrina i shpenzoi për të blerë sa më shumë lodra për fëmijët e familjeve në nevojë, afro 1500 euro.

Kur 9 vjeçarja i tregoi punonjësve të dyqanit se pse po blinte kaq shumë dhurata, drejtuesi i dyqanit të lodrave vendosi që t’i bëjë ulje të çmimeve, në mënyrë që ajo të merrte edhe më shumë lodra, për të lumturuar sa më shumë fëmijë në nevojë.

“Vajza ishte shumë e gëzuar që shkuam të blejmë dhurata. Donte t’i zgjidhte vetë secilën prej tyre, për t’ja dhuruar lodrat ndryshe secilit nga fëmijët. Lodrat i dhuruam në një shoqatë që kujdeset të strehojë familje në nevojë. U gëzuam, u lumturuam shumë. Sabrina nuk donte të shihte medoemos familjet që do të merrnin dhuratat, por e pa një person që mori njërën nga lodrat e saj. U gëzua shumë që mundi të shohë dikë. Ajo është shumë e lumtur që mundi t’i sjellë pak gëzim njerëzve”-tregoi nëna e 9 vjeçares.