Prindërit e 12 vjeçarit me leuçemi nuk e besojnë, djali i tyre niset për t’u shëruar jashtë shtetit

 Prindërit e 12 vjeçarit me leuçemi nuk e besojnë, djali i tyre niset për t’u shëruar jashtë shtetit

Prindërit e Aurelit e kishin humbur shpresën. Prej mëse 1 muaji djali i tyre dergjej në shtratin e spitalin e pediatrisë në Tiranë.

Dhimbjet e 12 vjeçarit ishin të forta, të padurueshme shpesh herë.

Sesa e dhimbshme do të ketë qenë për prindërit e 12 vjeçarit, e tregoi më së miri babai, i cili tregoi për “Shqiptarët për Shqiptarët” se sa herë i binte telefoni, mendonte se mund t’i kishte ndodhur diçka të birit.

Prindërit e Aurelit iu përgjëruan për ndihmë shqiptarëve përmes emisionit dhe në më pak se 48 orë, përgjigja e shqiptarëve erdhi.

Aureli u nis menjëherë jashtë shtetit për t’u kuruar, me shpresën se kur të rikthehet në Shqipëri, do të gëzojë shëndet të plotë.

“Nga gëzimi nuk dija çfarë të bëja, telefona time shoqe. I falenderoj të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, që ndihmuan, kontribuan për tim bir”-tha babai i Eljos.

“Ishte dita më e lumtur, përqafova tim bir. Më tha mami do të shërohem dhe unë”-tregoi nëna e Eljos.