Prej 24 orësh në kërkim të teknikut të bllokuar në minierën e Bulqizës, ende nuk dihet fati i tij

 Prej 24 orësh në kërkim të teknikut të bllokuar në minierën e Bulqizës, ende nuk dihet fati i tij

Vazhdojnë prej mëse 24 orësh kërkimet për të shpëtuar 61 vjeçarin që mbeti i bllokuar në një prej galerive në minierën D të Bulqizës.

Fjala është për një teknik të identifikuar si Muharrem Plaku, i cili ndodhej në galeri duke punuar në momentin kur një masiv inertesh ka rënë e për pasojë bllokuar daljen nga galeria.

Siç raporton media nga vendi i ngjarjes, shembja ka qenë pingule në një gjatësi prej afro 25 metrash, fakt që vërtetohet nga gjetja e inerteve të rëna që janë thuajse të njëjta me ato të sipërfaqes së tokës.

Fati i 61 vjeçarit ende nuk dihet, ndërsa puna vijon prej mëse 24 orësh për ta nxjerrë teknikun nga galeria. Shumë kolegë të 61 vjeçarit ndodhen po ashtu në vendngjarje e po ndihmojnë me nxjerrjen e materialit shkëmbor.