Një rus që garon për flamurin e Shqipërisë
Me gjak është rus. Jeton në Pragë të Çekisë, por ama flamuri që përfaqëson nëpër kampionatet e gjimnastikës është ai i Shqipërisë.
Ky është Matvei Petrov dhe është kampion i Evropës në gjimnastikë artistike. Një muaj më parë në kampionatin evropian të mbajtur në Mersin të Turqisë, 30 vjeçari fitoi medaljen e artë dhe në himni i Shqipërisë u këndua në podiumin e fituesve.
Në një prononcim për median shqiptare, ai u shpreh se ishte një ndjesi e mrekullueshme dhe se e do shumë Shqipërinë.
“Është një ndjesi e mrekullueshme, për çdo vend. Por për mua ishte një rrugë e gjatë pasi kam kaq vite në gjimnastikë dhe për here të pare në jetën time arrita të merrja medaljen e artë në Kampionatin Evropiania. Jam shumë I lumtur, ndihem vërtet I lumtur (mirë). Unë e dua Shqipërinë. Jam shumë krenar, jo vetëm për veten por edhe për Shqipërinë.
“Po planifikoj të shkoj në Lojërat Olimpike. Nëse është e mundur në Tokio, si dhe në Paris. Gjithashtu dua të fitoj edhe kampionatin evropian të radhës. Për momentin kam dëshirë të fitoj kampionatin botëror”, u shpreh Petrov.
Trajneri i tij është shqiptar. Quhet Alon Hasa. Shprehet i lumtur që puna e madhe u përkthye në një medalje të artë.
Petrov e mori nënshtetësinë shqiptare në vitin 2018 dhe që nga ajo kohë përfaqëson Shqipërinë në garat e gjimnastikës artistike, një sport që në Shqipëri është shuar prej kohësh.