64 vjeçari tërheq zvarrë qenin me motorr, vijojnë aktet mizore ndaj kafshëve në rrugët e Shqipërisë

 64 vjeçari tërheq zvarrë qenin me motorr, vijojnë aktet mizore ndaj kafshëve në rrugët e Shqipërisë

Pavarësisht se qeni është besnik ndaj njeriut, ka nga ata që sillen sikur të mos jenë njerëz. Sërish është regjistruar një rast i shëmtuar i akteve mizore ndaj kafshëve në rrugët e Shqipërisë.

Një burrë në moshën 64 vjeçare, ka lidhur e tërhequr zvarë një qen, derisa kafsha ka ngordhur. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Çermë Lushnje dhe fotot janë bërë publike në rrjetet sociale ditën e djeshme. Policia ka arritur ta ndalojë dhe procedojë penalisht përgjegjësin, i identifikuar me inicialet F.H, banues në fshatin Zhamë të Lushnjes.

“Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku një kafshë shtëpiake (qen), kishte ngordhur pasi pronari i tij e kishte tërhequr zvarrë me motor në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, ju sqarojmë se:  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me motomjetin e tij me targa LU199A, shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në Zhamë, Lushnjë.” – njofton policia.